FMN: Shqipëria e përballoi me sukses krizën ekonomike, u ndoqën politikat e duhura

Tiranë, 14 Korrik, NOA Shqipëria ka qenë mjaft e suksesshme në përballimin e efekteve të krizës ekonomike dhe kjo falë politikave të duhura që ka ndjekur qeveria në administrimin e saj.
Një fakt të tillë e ka bërë me dije shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gervin Bell, gjatë një konference të përbashkët bashkë me ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, mbi situatën aktuale ekonomike në Shqipëri.
Përballimi i suksesshëm i krizës financiare globale në vendin tuaj, ndodhi për shkak të politikave të kujdesshme monetare, fiskale dhe makro-ekonomike që ka ndjekur qeveria shqiptare, deklaroi Bell në fjalimin e tij.
Duke komentuar më tej, se janë pikërisht këto politika, të cilat me kalimin e kohës krijojnë ato që quhen amortizatorë të situatës dhe nuk e lënë atë të degradojë drejt katastrofës ekonomike.
Sistemi bankar ishte i shëndetshëm dhe mund të përballonte goditjet. E pikërisht, këto politika ishin arsyet pse Shqipëria mund ta shmangte krizën dhe rënien ekonomike për shkak të saj, shtoi më tej, përfaqësuesi i FMN-së në vendin tonë.
Duke pasqyruar situatën aktuale ekonomike në vend, Bell tha se ekonomia në tre muajt e parë të këtij viti ka patur një performancë më të mirë nga sa autoritetet e kishim parashikuar më parë.
Ndërkohë, situata në rajon dhe në botë, nuk është se paraqitet në formën e saj më të shkëlqyer. Por vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet e larta në sistemin financiar, e kjo në aspektin e sistemit global, përfundoi ai.
Duke lënë si porosi se autoritetet duhet ta ndjekin me rigorozitet planin për sistemin fiskal, duke mënjanuar në këtë mënyrë vështirësitë e sistemit bankar për të financuar borxhin.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")