Inspektorët e ushqimit të AKU, nisin kontrollin e sigurisë ushqimore në Durrës
Durrës, 13 korrik, NOA Ndërsa jemi në pikun e sezonit turistik, të gjitha prodhimet ushqimore që shiten në njësitë tregtare, tregjet shumicë, lokale, pastiçeri, furra buke, do të jenë objekt i kontrollit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), për të garantuar cilësinë e produkteve, që u tregtohen pushuesve, turistëve dhe qytetarëve në zonat e bregdetit.
Duke qenë se siguria ushqimore mbetet një nga prioritetet e punës së ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, AKU, duke iu referuar fluksit të madh të prodhimit, tregtimit dhe konsumimit, ka nisur prej ditësh kontrollet për parandalimin e rreziqeve cënojnë cilësinë dhe sigurinë ushqimore gjatë temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.
Janë 5 struktura të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, që kanë nisur kontrollet këtë mëngjes në qytetin e Durrësit, të cilat sipas specialistëve do të përqendrohen në afatet e skadencës së produkteve, shoqërimi i tyre me etiketë në gjuhën shqipe si dhe monitorimi i produkteve me origjinë shtazore me mostra të kodifikuara.
Për AKU, problem për mirëmbajtjen e prodhimeve ushqimore përbëjnë tregjet e hapura, të cilat janë jashtë standardeve të një tregu ushqimesh, dhe për më tepër nuk plotësojnë kushtet për të realizuar tregtimin e produkteve me origjinë shtazore.
Një tjetër problematikë për cilësinë dhe sigurinë ushqimore përbëjnë edhe shitësit ambulantë që tregtojnë në lëvizje, të cilët e vijojnë aktivitetin e tyre të përditshëm kryesisht në zonat turistike.
Sipas drejtuesve të Ushqimit në qytetin e Durrësit, në rast se gjatë kontrolleve të ushtruara do të zbulohen raste të shkeljes së ligjit për mbrojtjen e konsumatorit, subjektet tregtare do të gjobiten me 100 mijë lekë deri në 5 milion lekë të rinj. Kontrollet nga ana e inspektoreve të ushqimit do të shtrihen përgjatë tërë territorit të bregdetit të Durrësit, por ato nuk do të ndalen vetëm në këtë qytet bregdetar.
mit/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")