FMN Strauss Kahn jep doreheqjen nga posti 1 2 3 4 5 2 vota e enjte 19

FMN lajmëron me dhembje dorëheqjen e kreut të saj Dominiques Strauss Kahn. Kështu lexohet në tekstin e komunikatës të publikuar nga organizmi që thekson tërheqjen e kreut ekzekutiv të akuzuar për përdhunim. Bëhet e ditur se kreu i i FMN ka bërë të ditur dorëheqjen përmes nëj letre derguar organizmit nga qelia e burgut. Në të Strauss Kahn theksonte se është i pafajshëm e se angazhohet të provojë pafajësinë e tij.
Lexo të plotë ...
Audio e Bin Laden në internet. Mbeshtetje revoltës në ushtri
1
2
3
4
5
(1 votë)
e enjte , 19 maj 2011
Osama bin Laden thur lavde për pranverën arabe. Në një website islamik është postuar një regjistrim video që thuhet se i përket kreut të terrorit e është kryer një jave para sulmit të Navyselas në Abotabad. “Dielli i revolucionit ka ndricuar mbi Maghreb. Drita e revolucionit ka mbërritur në Tunizi” thuhet në mesazhin video 12 minuta të gjatë të Bin Laden.
Lexo të plotë ...
Obama bën publike politikën ndaj Lindjes së Mesme
1
2
3
4
5
(0 vota)
e enjte , 19 maj 2011
Presidenti amerikan, Barak Obama, shpalos në Washington orientimin amerikan rreth politikës së Lindjes së Mesme. Trazirat politike në botën arabe, por dhe dorëhjeqja më e fundit e George Mitchell, të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, janë presioni që detyron Obamën të bëjë publik orientimin e politikës amerikane në këtë situatë të re.
Lexo të plotë ...
Strauss Kahn nën presion. Kërkohet largimi i tij nga FMN
1
2
3
4
5
(2 vota)
e mërkurë , 18 maj 2011
I mbyllur në 8 metra katror kreu i FMN është vendosur nën vëzhgim 24 orësh pasi mjekët thonë se Strauss Kahn mund të tentojë vetëvrasjen. Ky fakt bëhet i ditur një ditë pasi FMN vendosi se imuniteti për kreun e organizimit ndërkombëtar nuk aplikohet në këto raste. Avokati i unonjëses 32- vjeçare me origjinë nga Guinea që e akuzon për përdhunim hedh poshtë teorinë e komplotit të artikuluar nga media ndërsa thekson se ajo nuk ishte në dijeni se kush qëndronte në atë dhomë.
Lexo të plotë ...
Trashëgimtari i Bin Ladenit. Egjiptiani i shumëkërkuar nga SHBA
1
2
3
4
5
(1 votë)
e mërkurë , 18 maj 2011
Al Kaida emëron pasardhësin e Bin Ladenit. Rrjeti arab Al Xhazira bën të ditur se ka emëruar militantin e Egjiptit Saif al-Adel si lider të përkohshëm. Grupi mbeti pa lider që kur themeluesi i tij, Osama bin Laden u vra nga forcat speciale amerikane në Pakistan, më 2 maj.
Lexo të plotë ...
Debat për bërthamoret në Gjermani. Ministri i Mjedisit pro centraleve
1
2
3
4
5
(1 votë)
e mërkurë , 18 maj 2011
Pavarësisht nga protestat në shkallë të gjerë dhe defektet serioze në centralet bërthamore ministri i Mjedisit në Gjermani shprehet në favor të vazhdimësisë së projekteve atomike. Në raportin e fundit për sigurinë e centraleve bërthamore në Gjermani janë konstatuar mangësi serioze. Është konstatuar për shembull se asnjë prej tyre nuk është i sigurt nga rënia mbi të e ndonjë avioni.
Lexo të plotë ...
Nderohet në Kanë Belmondo. Merr Palmën e Artë të karrierës
1
2
3
4
5
(3 vota)
e mërkurë , 18 maj 2011
Dhjetë vjet më pas rikthehet në tapetin e kuq një ndër mitet e kinemasë europiane. Kësaj here për të marrë palmën e artë të karrierës. Jean-Paul Belmondo, 78 vjeç, doli para gazetarëve me partneren e tij, Barbara Gandolfi.
Lexo të plotë ...
Mbretëresha Elisabeth mbërrin në Dublin
1
2
3
4
5
(1 votë)
e martë , 17 maj 2011
Mbretëresha Elisabeth mbërriti në Dublin, duke mbushur një hapësirë 100-vjeçare mungese në Irlandë për monarkët britanikë.
Lexo të plotë ... Akuzat për sulm seksual, Strauss-Kahn rrezikon 74 vjet burg 1 2 3 4 5 (2 vota) e martë , 17 maj 2011 Rrezikon deri në 74 vjet burg kreu i FMN-së Dominque Strauss-Kahn, që aktualisht mbahet në burgun famëkeq të Nju Jorkut, Rikers Island. Një gjyqtare në metropolin amerikan hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të tij për lirimin me një kaucion prej një milion dollarë. “Kjo bëhet për të evituar rrezikun e arratisjes së francezit Strauss-Kahn” deklaroi gjyqtarja e cila nuk nguroi të heqë paralele me çështjen Polanski, të vetmin precedent ekstradimi ndërmjet Francës dhe SHBA-së.
Lexo të plotë ... Samiti i ministrave të Financës së BE, diskutime mbi krizën greke 1 2 3 4 5 (2 vota) e martë , 17 maj 2011 Kriza greke mbetet në qendër të ditës së dytë të takimit të ministrave të Financave të eurozonës në Bruksel. Për herë të parë ministrat e Financave kanë pranuar nevojën për diskutim në lidhje me ristrukturimin e borxhit grek. Athina është duke bërë përpjekje që të përmbushë objektivat e vendosur para pranimit të paketës së shpëtimit prej 110 miliardë eurosh, por për shtetet e eurozonës kjo nuk mjafton. Lexo të plotë ...