Greqia 3 muaj kohe te miratoje paketen e kursimeve
Greqia ka kohë deri më 3 korrik për miratimin e paketës së re të kursimeve, kur ministrat e financave të Eurozonës do të mblidhen sërish për të vendosur për ndihmën 12 miliardëshe. Ndërkohë, pasi Eurozona shtyu për në mesin e korrikut ndihmën e saj, kryeministri grek Jorgos Papandreu është konsultuar me kreun e Këshillit të Europës, Herman Van Rompuy.
Ky i fundit, siç kishte deklaruar edhe më herët, theksoi se Athina duhet të bëjë progress në miratimin e shkurtimeve dhe masave të propozuara të kursimit. Më shumë përpjekje ka kërkuar Van Rompuy, sidomos për kalimin në parlament të paketës së negociuar tashme mes qeverise greke dhe trojkës europiane për konsolidimin fiskal, privatizimin dhe reformat strukturore të administratës.
Papandreu siguroi kreun e KE-së se reformat ishin në rrugën e duhur dhe vendi i tij është i vendosur të vazhdojë rrugën e nisur. Parlamenti grek të martën do të japë ose jo votëbesimin për qeverinë e riformatuar të Papandreut, e cila është edhe një votë paraprake për paketën e re të kursimeve.
Ministrat e Eurozonës, pas dy ditë bisedimesh përmbyllën të hënën në Bruksel, takimin e tyre duke dhënë edhe një ultimatum për Greqinë. Deri më tre korrik, Athina ka kohë të miratojë paketën e re të kursimeve dhe privatizimit, nëse dëshiron ndihmë financiare nga BE.
Greqia rrezikon falimentimin nën barrën e borxheve nëse nuk merr pjesën e pestë të paketës së miratuar në maj 2010 prej 110 miliardë eurosh. Kjo do të nisë të diskutohet në Bruksel pikërisht më 3 korrik, dhe në dy javët e ardhshme deri atëherë, Papandreu dhe ministri i tij i ri i Financave, Venizellos duhetë të bëjnë më të mirën e mundshme.
Juli Prifti Azhornuar së fundi ( e hënë , 20 qershor 2011 )