E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN-ja jep 110 milionë euro për Kosovën

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka akorduar një fond prej 110 milionë eurosh në formë ndihme për Kosovën, përmes një marrëveshjeje të arritur me Prishtinën zyrtare.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se kjo marrëveshje është thelbësore për shtetin e ri, pasi i garanton atij një rritje ekonomike prej 6 përqind dhe e vendos në rrugën e duhur për realizimin e projekteve me rëndësi kombëtare.
Ndërsa kreu i delegacionit të FMN-së, Jurgen Odenius ka vlerësuar se autoritetet kosovare po ndërmarrin veprime pozitive për të përmirësuar shpenzimet buxhetore, gjë që sjell qëndrueshmëri fiskale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›