E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti fton investitorët francezë

Ministri i ekonomisë Dritan Prifti ja ka dale të zgjojë interesin e investitorëve francezë për Shqipërinë. Në një aktivitet të zhvilluar në Paris nga agjensia franceze e investimeve kreu i dikasterit të ekonomisë ka bërë një prezantim të plotë të zhvillimeve në Shqipëri.

Një nga kompanitë e Suez Group, që është një nga kompanitë më të mëdhaja në Francë ka filluar të investojë në Shqipëri, kompania CNR ka filluar të investojë në Shqipëri në një hidrocentral të vogël. Tani ka aplikuar për një hidrocentral tjetër më të madh që është tek 30 megavat dhe sic më thonë zyrtarët e lartë të kësaj kompanie ata planifikojnë të fillojnë më vonë me hidrocentrale më të mëdhaja, me 100 megavat e lartë. Ajo cka thashë sot ishte reale, shifra të certifikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga Banka Botërore, nga institucione shqiptare, por në kushte të mos njohjes së Shqipërisë të gjithë habiten në një mënyrë të këndshme. Pra i pëlqen ajo që dëgjojnë dhe besoj që duke vazhduar në këtë drejtim, pra duke e bërë Shqipërinë sa më të njohur, dhe avantazhet që ka Shqipëria për investimet e huaja ne besojmë se do arrijmë të thithim shumë investime të huaja” tha Prifti.

Ministri Prifti ka përcjellë për investitorët lehtësitë ligjore e fiskale që janë krijuar në Shqipëri. Ai ka përcjellë mesazhin e tij edhe nëpërmjet shembujsh investitorësh nga Franca të cilët janë prezentë tashmë në Shqipëri me bizneset e tyre.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›