E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN, kusht Serbisë për ndihmën: Të njohë Kosovën

Fondi Monetar Ndërkombëtar i vendos kushte Serbisë për ndihmat e kërkuara prej saj. Nëse do të marrë fondin prej 2 miliardë eurosh, Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Lajmin e bën të ditur gazeta gjermane "Tages Cajtung" e Berlinit. Ajo përmend se si kusht për të përfituar paratë, Beogradi duhet të ndryshojë politikën ndaj Kosovës. "Vetëm kur ta njohë pavarësinë e Kosovës, Serbia mund të mbështetet në paratë e Fondit Monetar Ndërkombëtar" shkruan gazeta gjermane. Pak ditë më parë Serbia drejtoi kërkesën për një fond prej 2 miliardë eurosh, që do të përdoret për perballimin e krizës ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›