Pack:Kartat,nuk mund të jepen falas

Eurodeputetja Doris Pack thotë se kartat e idenitetit nuk duhet dhe nuk mund të jepen falas. Në një konferencë për shtyp pas vizitës së saj në Tiranë, eurodeputetja Pack tha se politika duhet të inkurajojë shtetasit për të aplikuar për karta ideniteti dhe se dhënia e tyre gratis nuk është e këshillueshme. Më tej, Pack tha se anëtarësimi në NATO nuk është e njëjtë edhe me anëtarësimin në BE dhe qeverisë do ti duhet të punojë shumë për këtë. Pack gjatë qëndrimit të saj në Tiranë u takua me një sërë përsonalitetesh të politikës shqiptare.