FMN miraton një injektim monetar prej 650 miliardë dollarësh

Bordi i Guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar një injektim financiar prej 650 miliardë dollarësh në formën e të Drejtave të Tërheqjes Speciale (SDR), njoftoi dje organizata.
“Ky është një vendim historik – alokimi më i madh i SDR në historinë e FMN dhe një goditje në favor të ekonomisë globale në një kohë krize të paparë”, tha drejtoresha e FMN, Kristalina Georgieva.
Të Drejtat e Tërheqjes Speciale janë një formë e parasë ndërkombëtare, e krijuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe e përcaktuar si një mesatare e ponderuar e monedhave të ndryshme të konvertueshme.
“Nga alokimi i SDR prej 650 miliardë dollarësh do të përfitojnë nga të gjithë anëtarët, që do të adresojnë nevojën globale afatgjatë për rezerva, do të krijojnë besim dhe do të nxisë elasticitetin dhe stabilitetin e ekonomisë globale”, shtoi Georgieva.
“Kjo do të ndihmojë veçanërisht vendet më të prekshme që përpiqen të përballojnë ndikimin e krizës COVID-19”, pohoi ajo.
Shpërndarja e re e të Drejtave të Tërheqjes Speciale do të hyjë në fuqi më 23 gusht.
Rreth 275 miliardë dollarë nga alokimi i ri do të shkojnë në tregjet në zhvillim dhe vendet në zhvillim, përfshirë vendet me të ardhura të ulëta, sipas FMN-së./ATSH