Mbi 700 migrantë të shpëtuar në Mesdhe

Më shumë se 700 migrantë, në përpjekje për të kaluar Mesdheun, u shpëtuan gjatë fundjavës, veçanërisht në brigjet e Maltës dhe Libisë, njoftoi OJQ evropiane ”SOS Mesdhe”.
”Që prej së shtunës, gjashtë operacione u kryen në ujërat ndërkombëtare, gjë që ka mundësuar shpëtimin e 106 personave që ndodheshin në një anije të mbingarkuar në brigjet e Maltës”, njoftoi ”SOS Mesdhe”, selia e së cilës ndodhet në Marsejë.
“I mbijetuari më i ri i këtij operacioni është vetëm tre muajsh”, theksoi ajo.
Ky operacion erdhi vetëm disa orë pasi ”Ocean Viking” dhe OJQ-ja gjermane ”ResQship” u erdhën në ndihmë më shumë se 400 personave në Mesdheun Qendror./ATSH