FMN paralajmeron SHBA-ne per greminen fiskale

Fondi Monetar Ndërkombëtar u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të gjejnë një zgjidhje të përhershme për “greminën fiskale”, duke realizuar një marrëveshje në lidhje me rritjen automatike të taksave dhe shkurtimin automatik të shpenzimeve, duke argumentuar se dështimi në këtë drejtim kërcënon të godasë fort ekonominë globale. Në raportin e takimit të ministrave të financave të G20-ës, që u publikua në këtë fundjavë, Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se kriza në Eurozonë dhe stanjacioni politik në Shtetet e Bashkuara për greminën fiskale janë kërcënimet më të mëdha për ekonominë globale. Në tregje thuhet se gremina fiskale arrin në 600 miliardë dollarë por Fondi në raportin e G20-ës vlerëson që ajo të arrijë në 700 miliardë dollarë dhe nëse do të materializohet në vitin e ardhshëm do tkurrë prodhimin e brendshëm bruto në Shtetet e Bashkuara me 4.5% për vitin 2013.
Në këtë raport fondi paralajmëron duke thënë se “Marrëveshjet e minutës së fundit apo politika me bazë filozofinë ‘shtyje sa ta shtyjmë’ do të rezultojë shumë dëmtuese”. Fondi thotë se gremina fiskale e përkohshme ka probabilitet të lartë për të ndodhur dhe shton se edhe në këtë skenar optimist “ dëmi për ekonominë do jetë i jashtëzakonshëm pasi biznesi dhe konsumatori do të jetë i paqartë për politikat e taksave dhe të shpenzimeve. Gremina fiskale është shqetësimi më i madh në botë në këto momente. Kanadaja paralajmëroi këtë javë se do hyjë në recesion nëse nuk ka një zgjidhje politike në Kongresin amerikan. “Dëmi për ekonominë globale do të varet nga koha që do të zgjasë gremina fiskale” thuhet në raportin e Fondit.