E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperndarja e energjise ne lupen e shtetit

Qeveria shqiptare është e fokusuar totalisht në veprimtarinë e kompanisë CEZ Shpërndarje. Sipas ministrit të Energjetikës, Edmond Haxhinasto po merren masa që qytetarët shqiptarë të kenë shpërndarje cilësore dhe të sigurtë të energjisë, edhe nëse ky shërbim do të kontrollohet nga shtetit apo nga një kompani tjetër. Po ashtu ministri Haxhinasto deklaroi se privatizimi i Albeptrolit do të përfundojë brenda këtij viti.  
Qytetarët shqiptarë do të kenë një shërbim të sigurt të energjisë përtej çdo problematike që e karakterizon këtë sektor aktualisht. Deklarata vjen nga kreu i energjetikës,  Edmond Haxhinasto, i cili la të nënkuptohet se shërbimi i shpërndarjes së energjisë mund të kalojë nën kontrollin e vetë qeverisë apo një kompanie tjetër.
Sipas ministrit Haxhinasto, aktiviteti i kompanisë çeke që ka privatizuar prej disa vitesh sistemin e shpërndarjes është nën monitorimin e institucioneve qeveritare.
Misnitri Haxhinasto deklaroi se ndërprerjet  kolektive janë të paligjshme dhe si të tilla këto veprime do të penalizohen nga Enti Rregullator i Energjisë. 
Kreu i ekonomisë u shpreh  për interesin e mediave se privatizimi i Albpetrolit do të finalizohet brenda vitit 2012. Sipas tij, procedurat deri në përfundimin e kontratës janë brenda afateve.
Delarata e ministrit të Ekonomisë u bënë pas mbarimit të konferencës ministeriale “Europa Juglindore- 2020 Drejt Konvergjencës dhe Rritjes”, ku merrnin pjesë ministrat e ekonomisë të Ballkanit Perëndimor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›