E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN pesimiste per rritjen ekonomike boterore

Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet të ulë parashikimin e tij për rritjen ekonomike botërore, kur të publikojë në tetor raportin e tij të ardhshëm për gjendjen e ekonomisë në planet.

Kryetarja e FMN-së, Christine Legarde, deklaroi të hënën se “përqindja e rrites me shumë gjasa do të jetë më e ulët nga aja që është paralajmëruar”.

Kriza e rëndë e Eurozonës dhe mungesa e besimit së investitorëve tek ekonomia amerikane janë arsyet kryesore që kontribuojnë për këtë gjendje të pafavorshme.

Legarde paralajmëroi për përhapjen dhe përshkallëzimin e problemeve financiare edhe në vendet në zhvillim si Shqipëria.

Në korrik, FMN reduktoi parashikimin Kriza FinanciareBE, debati i vështirë për buxhetinBritania mbijeton edhe pa euronBQE, e paaftë të mbajë shpenzimet nën kontroll botëror për rritjen ekonomike në vitin 2013 në 3,9%, por la të pandryshuar shifrën prej 3,5% për vitin aktual.

Tashmë duket se shifra të tilla do të duhet të pranohen nga vetë FMN si joreale.

Kriza Financiare
BE, debati i vështirë për buxhetin
Britania mbijeton edhe pa euron
BQE, e paaftë të mbajë shpenzimet nën kontroll

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›