E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serish perplasje per Gjykaten e Larte

Komisioni i ligjeve ka vijuar të martën diskutimet për ligjin mbi Gjykatën e Lartë, ku deputetët e mazhorancës janë përplasur sërish me ata të opozitës.

Fillimisht ka qenë ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi që ka akuzuar opozitën për një rol tërësisht pasiv në këtë proçes. “Deri më sot s’ka pasur asnjë amendament nga PS për ligjin”, ka deklaruar Halimi.

Ndërsa deputeti Ilir Rusmali ka akuzuar Partinë Socialistë se po tenton të bllokojë ligjin në fjalë. “PS nuk ka amendamente dhe po bllokon ligjin. Por nuk e pengon dot më asgjë diskutimin nen për nen të tij”, ka thënë Rusmali.

Akuzave në fjalë u është përgjigjur deputeti i PS, Pandeli Majko, i cili ka theksuar se, nuk është detyrë e mazhorancës të përkthejë qëndrimet e opozitës.

“Nuk do të ketë diskutim të ligjeve me shumicë të cilësuar pa u marrë parasysh qëndrimi ynë. Është bërë qesharak zbatimi i ligjit për funksionimin e qarku të Fierit”, ka thënë Majko.

Pas kësaj deklarate, deputetët e opozitës janë larguar nga salla ku është mbledhur komisioni dhe mazhoranca ka vijuar diskutimet e vetme.

Një ditë më parë, opozita i kërkoi mazhorancës plotësimin e disa kushteve për të shkuar në arritjen e konsensusit, siç është zgjidhja e problemit me kreun e qarkut të Fierit, miratimi i reformes parlamentare dhe zhbllokimi i fondeve nga qeveria për pushtetin vendor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›