E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – BE-Kanada, dakordësi për forcimin e lidhjeve, pa anëtarësim në Union

BRUKSEL, 28 tetor /ATSH -ANSA/– Në prag të samitit në Montreal, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja po shkojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi lidhur me diskutimet për statusin e Kanadasë si anëtare e asociuar e BE-së.

Sipas burimeve nga Brukseli, në përfundimet e samitit BE-Kanada pritet të theksohet synimi për një “asociim gjithnjë e më të ngushtë të Kanadasë me BE-në”, por pa parashikuar anëtarësimin e plotë të vendit në Union.

Diskutimet e ditëve të fundit nuk janë përqendruar aq shumë te thellimi i partneritetit mes palëve, sesa te terminologjia e përdorur për të përcaktuar statusin e Kanadasë si “anëtare e asociuar” e Bashkimit Evropian.

Kompromisi i mundshëm synon të riafirmojë forcimin e marrëdhënieve mes BE-së dhe Kanadasë, duke shmangur një formulim që mund të interpretohet si hap drejt anëtarësimit të plotë të vendit në Union.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›