E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – BE zgjat mbrojtjen e ukrainasve që ikin nga lufta

BRUKSEL 25 qershor /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian ka zgjatur rregullat e emergjencës për të strehuar njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë deri të paktën më 4 mars 2026.

“Ditë pas dite, Rusia terrorizon popullin ukrainas me bombardimet e saj”, tha në një deklaratë sekretarja e shtetit belg për Azilin dhe Migracionin, Nicole de Moor, e cila kryesoi bisedimet për zgjerimin e rregullave.

“Ata që ikën nga agresioni i Rusisë mund të vazhdojnë të llogarisin në solidaritetin ton뒒, theksoi ajo.

Ukrainasve që ikën në Bashkimin Evropian pas pushtimit të plotë të Rusisë në vendin e tyre në vitin 2022 u është dhënë mbrojtje e menjëhershme pasi vendet anëtare të BE-së vendosën një regjim të përkohshëm të krijuar për rastet e dyndjeve masive të njerëzve.

Skema ekzistuese do të përfundonte në mars 2025.

Propozimi është krijuar për të shmangur procedurat e gjata kombëtare të azilit të nevojshme për të akomoduar një numër të madh të njerëzve të zhvendosur. Zgjatja e rregullave të përkohshme është e mundur deri në një vit.

Për më tepër, personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë, ndër të tjera, për përfitime sociale, strehim, akses në arsim dhe leje pune./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›