FOKUS – BM kthehet majtas, laburistët kryesojnë zgjedhjet parlamentare

LONDËR, 4 korrik /ATSH/ – Laburistët pritet të fitojnë zgjedhjet e përgjithshme me një shumicë prej 170 votash, sipas një sondazhi për llogari të BBC, ITV dhe Sky.
Nëse parashikimi është i saktë, kjo do të thotë se Keir Starmer do të bëhet kryeministër me 410 deputetë laburistë – pak më pak se totali i Tony Blair në 1997.
Konservatorët parashikohet të bien në 131 deputetë, numri i tyre më i ulët në historinë e pasluftës.
Liberal-demokratët parashikohet të jenë të tretët me 61 deputetë.
Partia Kombëtare Skoceze do të shohë që numri i saj i deputetëve të bjerë në 10 dhe Reforma në Mbretërinë e Bashkuar parashikohet të marrë 13 deputetë, sipas sondazheve paszgjedhore.
Partia e Gjelbër e Anglisë dhe Uellsit parashikohet të dyfishojë numrin e saj të deputetëve në dy dhe Plaid Cymru do të marrë katër deputetë.
Të tjerët parashikohet të marrin 19 vende.
Sondazhi, i mbikëqyrur nga sër John Curtice dhe një ekip statisticienësh, bazohet në të dhënat e votuesve në rreth 130 qendra votimi në Angli, Skoci dhe Uells.
Sondazhi nuk mbulon Irlandën e Veriut.
Në pesë zgjedhjet e fundit të përgjithshme, sondazhet kanë qenë të sakta në një interval prej 1,5-7,5 vendesh në parlament./ a.jor.