E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e mërkurë, 3 korrik 2024

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira deri mesatare. Prej orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike. Nga orët e pasditets reshjet humbaisn territor duke u izoluar në relievet malore të  territorit më pas pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/29 Diell re shi
Kukës 17/30 Diell re shi
Lezhë 19/29 Diell re shi
Dibër 16/28 Diell re shi
Durrës 20/30 Diell re shi
Tiranë 21/30 Diell re shi
Elbasan 21/29 Diell re shi
Berat 19/30 Diell re shi
Vlorë 21/33 Diell re shi
Korçë 16/27 Diell re shi
Gjirokastër 17/30 Diell re shi
Sarandë 20/30 Diell re shi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›