E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Blinken dhe homologu i tij britanik Lammy vizitojnë Kievin

LONDER, 10 shtator /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe homologu i tij britanik David Lammy do të udhëtojnë së bashku në Ukrainë këtë javë, njoftuan dy diplomatët.

”Udhëtimi i përbashkët vjen në një kohë kritike për Ukrainën. Rusia po përshkallëzon agresionin e saj kundër civilëve, infrastrukturës së rëndësishme dhe ushtrisë ukrainase”, shtoi Blinken.

“Ne shohim një Rusi që ka përshkallëzuar sulmet e saj ndaj qyteteve, ndaj njerëzve, veçanërisht duke synuar infrastrukturën energjetike, energjinë elektrike, të gjitha përpara muajve të ftohtë që vijnë”, theksoi Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit vizitoi kryeqytetin britanik në fillim të kësaj jave për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit me Londrën.

Ai gjithashtu planifikon të takojë kryeministrin britanik Keir Starmer, i cili do të vizitojë Uashingtonin më vonë këtë javë. /os/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›