Shpallet thirrja për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Ministria e Brendshme shpalli sot thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Thirrja përmban kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin e lartë drejtues, dokumentacionin, mënyrën, afatin e dorëzimit dhe vlerësimit.
Kandidatët e interesuar kanë 7 ditë afat për aplikim, duke dorëzuar dokumentacionin e plotë të përcaktuar në Udhëzimin datë 2 shtator 2024.
Ministria e Brendshme inkurajon të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret, të aplikojnë.
/m.m/a.f/