E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Brukseli investon 130 milionë euro të tjera për forcimin e mbrojtjes së BE-së kundër dronëve

BRUKSEL, 5 tetor /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion edhe 130 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian për përmirësimin e kapaciteteve të BE-së për zbulimin dhe neutralizimin e dronëve.

“Ky financim synon të ndihmojë në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së dhe në përmirësimin e mënyrës se si autoritetet reagojnë ndaj kërcënimeve të reja të sigurisë”, tha sot Komisioni Evropian në një deklaratë.

Fondet do të përdoren për të përmirësuar aftësinë e autoriteteve, për të kuptuar se çfarë po ndodh në hapësirën ajrore dhe për t’iu përgjigjur më mirë rreziqeve, që mund të shkaktohen nga përdorimi i paautorizuar ose armiqësor i dronëve.

Kjo shumë i shtohet 419 milionë eurove të akorduara më parë, për teknologjitë e mbikëqyrjes dhe kundërveprimit ndaj dronëve.

Komisioneri i BE-së për Çështjet e Brendshme, Magnus Brunner tha se dronët mund të ofrojnë mundësi të dobishme, për shembull, për mbrojtjen e kufijve dhe infrastrukturës së rëndësishme.

“Dronët janë një mundësi. Ata ndihmojnë në sigurimin e kufijve tanë dhe të infrastrukturës së rëndësishme, mbrojnë aktivitetet dhe ndihmojnë në kërkimin e personave të zhdukur. Por, ata përbëjnë gjithashtu një rrezik kur keqbërësit i keqpërdorin – dhe ky kërcënim po rritet, përtej kufijve kombëtarë”, tha Brunner. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›