E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – CPJ: 128 gazetarë të vrarë gjatë një viti në konfliktin e LM

NJU JORK, 7 tetor /ATSH-ANSA/ – Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 128 gazetarë dhe punonjës të medias.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) shkruan këtë në faqen e tij të internetit, duke specifikuar se kjo është më shumë se sa kanë vdekur në çdo vit që kur vetë CPJ filloi të dokumentojë vrasjen e gazetarëve në 1992.

“Të gjitha, përveç dy vrasjeve, u kryen nga forcat izraelite”, shkruan CPJ.

CPJ po heton gjithashtu të paktën 10 raste të tjera të sulmeve të supozuara të qëllimshme.

CPJ është një organizatë e pavarur, me seli në Nju Jork, e përkushtuar për të mbrojtur lirinë e shtypit dhe të drejtat e gazetarëve në mbarë botën./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›