FOKUS – Çfarë dihet për 20-vjeçarin që tentoi të vriste ish-presidentin Trump

FILADELFIA, 14 korrik /ATSH/ – Thomas Matthew Crooks, 20 vjeçari që tentoi të vriste ish-presidentin Donald Trump ishte një djalosh nga periferi e Pitsburgut shkruan AP.
Hetuesit punuan për të mbledhur më shumë informacion rreth Thomas Matthew Crooks i cili hapi zjarr nga një çati përpara se të vritej nga Shërbimi Sekret, i cili rruan presidentin dhe kandidatin për president.
Sipas një zyrtar të FBI motivet që e shtynë djaloshin nuk janë përcaktuar ende. Të dhënat e gjykatave publike në Pensilvani tregojnë se ai nuk ka asnjë çështje penale në të kaluarën.
Të afërmit e Crooks nuk iu përgjigjën menjëherë mesazheve të mediave të ndryshme. Babai i tij, Matthew Crooks, deklaroi se ai po përpiqej të kuptonte “çfarë dreqin ndodhi”, por nuk do të fliste për djalin e tij derisa të fliste me organet e zbatimit të ligjit.
Materialet për prodhimin e bombave u gjetën brenda automjetit të Crooks pranë tubimit të Trump dhe në shtëpinë e tij.
Një patrullë policie u vendos pranë shtëpisë së Crooks, e cila ndodhet në një enklavë me shtëpi modeste me tulla në kodrat jashtë Pittsburgh-it.
Crooks u diplomua në vitin 2022. Në vitin 2022, Crooks ishte në mesin e disa studentëve që iu dha një çmim matematike dhe shkencash.
Të dhënat tregojnë se Crooks ishte regjistruar si votues republikan në Pensilvani, por raportet federale të financimit të fushatës tregojnë gjithashtu se ai dhuroi 15 dollarë për një organizatë politike më 20 janar 2021, ditën kur presidenti Joe Biden bëri betiminsi president.
FBI publikoi identitetin e tij herët në mëngjes të dielën, disa orë pas të shtënave. Autoritetet u thanë gazetarëve se Crooks nuk kishte asnjë dokument identifikimi me vehte por FBI përdorI ADN-në dhe metoda të tjera për të konfirmuar identitetin e tij.
Hetuesit besojnë se arma është blerë nga babai të paktën gjashtë muaj më parë.
Zyrtarët thanë se agjentët federalë po punonin ende për të kuptuar se kur dhe si Thomas Crooks e mori armën. /os/