Manja: Rindërtojmë nga e para banesën e djegur të policit të burgut të Burrelit

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Punonjës të Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Burgjeve, bashkisë së Matit dhe binsesë të zonës janë bërë bashkë për të rindërtuar shtëpinë e policit Hazbi Pisku, e cila u përfshi nga zjarri pak ditë më parë.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se Hazbiu po shërben prej 27 vitesh, pa asnjë masë disiplinore si polic i rolit bazë në IEVP e Burrelit.
“Ne nuk do ta lëmë vetëm Hazbi Piskun dhe familjen e tij në Lis të Matit në këtë ditë të vështirë. Me mbështetjen me zemër të punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe stafit të Ministrisë së Drejtësisë, të Kryetarit të Bashkisë Matit dhe të bizneseve private, banesën e bërë shkrumb e hi të Hazbi Piskut në Lis do ta bëjmë edhe më të mirë seç ishte. Hazbiu, me 27 vite shërbim shembullor, pa asnjë masë disiplinore si polic i rolit bazë në IEVP e Burrelit meriton shumë më tepër sesa solidariteti ynë institucional dhe shoqëror”, u shpreh ai.
1 nga 4/r.e/