E Diel, 1 Nëntor 2026

FOKUS – Çmimi i naftës ulet pas hapjes së Ngushticës së Hormuzit

PARIS, 17 prill /ATSH-AFP/ – Çmimet e naftës ranë ndjeshëm sot, të ndikuara nga shpresat për një ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Rreth orës 14:40 GMT, çmimi i një fuçie të naftës Brent e Detit të Veriut, me dorëzim në qershor, shënoi rënie prej 4,26%, duke zbritur në 95,16 dollarë, pasi më herët kishte rënë përkohësisht me mbi 5%.

Ndërkohë, “West Texas Intermediate (WTI)”, standardi amerikan i naftës me dorëzim në maj, ra me 4,92%, në 90,03 dollarë për fuçi, pasi edhe ai kishte pësuar një rënie që kalonte 5%.

Rënia e çmimeve lidhet me pritshmëritë e tregjeve për një qetësim të situatës në Lindjen e Mesme, një rajon kyç për furnizimin global me energji, ku çdo tension zakonisht çon në rritje të çmimeve.

Presidenti amerikan, Donald Trump mirëpriti njoftimin e Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

”IRANI SAPO KA LAJMËRUAR SE NGUSHTICA E IRANIT ËSHTË PLOTËSISHT E HAPUR DHE GATI PËR KALIM TË PLOTË. FALEMINDERIT!”, shkruan Trump me germa kapitale në Truth Social.

Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur gjatë armëpushimit, sipas një ministri iranian./ /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›