E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – Dhjetëra vende dënojnë sanksionet e SHBA-së ndaj ICC-së

AMSTERDAM, 7 shkurt /ATSH-DPA/- Një deklaratë e përbashkët e lëshuar sot nga 79 vende që janë palë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) rikonfirmoi mbështetjen e tyre të palëkundur për gjykatën globale në Hagë.

Deklarata erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një urdhër për të vendosur sanksione ndaj stafit të ICC-së për veprime të paligjshme dhe të pabaza që synojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatin e saj Izraelin.

“Masa të tilla rrisin rrezikun e mosndëshkimit për krimet më të rënda dhe kërcënojnë të minojnë shtetin ndërkombëtar të së drejtës – i cili është vendimtar për promovimin e rendit dhe sigurisë globale”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Shtatëdhjetë e nëntë nënshkruesit janë nga 125 vendet anëtare të ICC-së.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nuk e kanë njohur kurrë juridiksionin e gjykatës.

“Gjykata është një një shtyllë jetike e sistemit ndërkombëtar të drejtësisë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se sanksionet mund të “minojnë rëndë” hetimet në zhvillim dhe të çojnë në mbylljen e zyrave në terren të ICC-së. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›