E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Manja takim me Solanën: Rol kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë

TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ Në mbyllje të vizitës zyrtare në Madrid, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u takua me ish-sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana.

Si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, theksoi Manja, ai luajti një rol kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Një gur i rëndë themeli në historinë tonë, një mik që shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë”, e cilësoi Manja ish-sekretarin Solana.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s drejtoi aleancën në kohën e luftës në Kosovë.

Manja ishte pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll (Espanol Universal Award) në Madrid, Spanjë. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›