FOKUS – Dhjetra të vdekur, ndoshta qindra, gjatë pelegrinazhit vjetor të Haxhit

BEJRUT, 19 qershor /ATSH-DPA/ – Dhjetra myslimanë kanë vdekur këtë vit gjatë pelegrinazhit vjetor të Haxhit në Mekë të Arabisë Saudite, për shkak të problemeve mjekësore të lidhura me nxehtësinë, sipas të dhënave të publikuara nga disa vende.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Tunizisë, TAP, raportoi të mërkurën se të paktën 35 pelegrinë tunizianë kishin vdekur, ndërsa agjencia gjysmë zyrtare e Iranit, ”Tasnim’ tha se 11 qytetarë iranianë ishin gjithashtu në mesin e viktimave.
Po ashtu Senegali ka konfirmuar vdekjen e tre qytetarëve të tij.
Ministria e Jashtme e Jordanisë theksoi se 41 pelegrinë jordanezë kishin humbur jetën, që do të thotë se numri total i të vdekurve është të paktën 90.
Dyshohet se numri është shumë më i lartë.
Sipas raporteve të pakonfirmuara që qarkulluan sot, qindra egjiptianë kanë vdekur.
Por, as zyrtarët egjiptianë dhe as media shtetërore egjiptiane nuk komentuan. /os/