Hasani uron Kombëtaren: Shpirt skuadre për të dhënë më të mirën në fushë e në shkallët e stadiumit

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Në ndeshjen e dytë të Grupit B në EURO2024 e vlefshme për EURO2024 Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Kroacisë.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani uroi sot skuadrën kombëtare për barazimin ndaj Kroacisë në ndeshjen e zhvilluar në Hamburg.
“Shpirt skuadre për të dhënë më të mirën në fushë e në shkallët e stadiumit”, tha Hasani .
Ministri Hasani ndau në rrjetet sociale momente nga shënimet e golave për Shqipërinë, si dhe nga tifozat kuqezi që kishin mbushur stadiumin në Hamburg.
Goli i parë për Shqipërinë u shënua nga Qazim Laçi, ndërsa i dyti nga Gjasula.
Shqipëria me një pikë merr vendin e tretë në grup, duke lënë pas kroatët që kanë të njëjtën kuotë pikësh.
Ndeshja e fundit e grupeve për Shqipërinë është më 24 qershor në Dusseldorf kundër Spanjës.
1 nga 6/k.s/r.e/