FOKUS – Evropa kundështon kërkesën Trumpit për aleancë ndaj Iranit: ”Nuk është lufta jonë”!

BERLIN, 19 mars /ATSH/ – “Kjo nuk është lufta e Evropës’’, deklaruan disa politikanë influentë në politikën evropiane të cilët shprehën hapur kundështimin e sulmit izraelo-amerikan ndaj Iranit, shkruan adnkronos.it.
Një Bashkim i pazakontë idesh dhe zërash evropianë i është përgjigjur kështu kërkesës së presidentit të SHBA-së Donald Trump për të dërguar asete ushtarake për të mbështetur forcat amerikane në mbrojtjen e kalimit të anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit nën dënimin e një “të ardhmeje të keqe për NATO-n.
Linja e përbashkët doli gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, por çështja me siguri do të diskutohet në Këshillin e saj, të planifikuar për 18 dhe 19 mars.
Ngushtica e Hormuzit rreth 30 kilometra e gjerë, lidh Gjirin Persik dhe Oqeanin Indian, dhe mbyllja e tij ‘’de facto’’, e zbatuar nga Irani në përgjigje të sulmit SHBA-Izrael që filloi më 28 shkurt, rrezikon të shkaktojë një krizë të madhe ekonomike globale.
Nga kjo ngushticë kalon pothuaj një e pesta e naftës botërore, çmimet e së cilës tashmë kanë thyer pragun prej 100 dollarësh për fuci si dhe shumë lëndë të tjera të para.
“Çfarë pret Donald Trump që një grusht ose dy fregata evropiane të bëjnë në Ngushticën e Hormuzit që Marina e fuqishme amerikane nuk është e aftë ta bëjë?, deklaroi inistri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, duke shtuar se “kjo nuk është lufta jonë; ne nuk e filluam atë”.
Stefan Kornelius, një zëdhënës i qeverisë në Berlin, kujtoi: “As Shtetet e Bashkuara dhe as Izraeli nuk na konsultuan para luftës, dhe (…) Uashingtoni deklaroi në mënyrë të qartë në fillim të konfliktit se ndihma evropiane nuk ishte as e nevojshme dhe as e dëshiruar.”
Spanja dhe Italia gjithashtu kanë përjashtuar pjesëmarrjen në ndonjë mision në Gjirin Persik.
“Italia nuk është në luftë me askënd, dhe dërgimi i anijeve ushtarake në një zonë lufte do të thoshte të shkonim në luftë”, deklaroi dje në Milano ministri i Transportit dhe zëvendëskryeministri Matteo Salvini. /os/