E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – G7: Nëse Moska nuk pranon armëpushimin do të shtojmë sanksionet

TORONTO, 14 mars /ATSH-ANSA/ – Anëtarët e G7 diskutuan për vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë nëse një armëpushim i tillë nuk arrihet, duke përfshirë kufijtë e çmimeve të naftës, si dhe mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën dhe mjete të tjera.

Kjo përfshin përdorimin e të ardhurave të papritura nga asetet sovrane të palëvizshme ruse.

Anëtarët e G7 theksuan rëndësinë e masave të ndërtimit të besimit në një armëpushim, duke përfshirë lirimin e të burgosurve të luftës dhe të paraburgosurve, si ushtarakë ashtu edhe civilë, dhe kthimin e fëmijëve ukrainas.

Anëtarët e G7 riafirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën në mbrojtjen e integritetit të saj territorial dhe të drejtën për të ekzistuar, si dhe lirinë, sovranitetin dhe pavarësinë e saj. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›