E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Google i paaksesueshëm, kryesisht në Evropën Juglindore

ANKARA, 4 shtator /ATSH-AA/ – Sot shërbimet e Google-it ishin të paaksesueshme në disa vende, kryesisht në Evropën Juglindore.

Sipas “DownDetector”, janë regjistruar rritje të raportimeve nga përdorues që po hasnin vështirësi për të hyrë në shërbimet e Google-it dhe YouTube-it, Gmail, Chrome, Maps, Google Translate dhe shërbime të tjera rreth orës 10:00 sipas kohës lokale.

“Pati rritje të raportimeve duke filluar në orën 07:10 GMT. Gjatë ndërprerjes, morëm raportime nga Turqia, Bullgaria, Greqia, Gjeorgjia, Kroacia, Serbia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Armenia, Azerbajxhani dhe 16 vende të tjera”, shkroi faqja ndjekëse Outage.Report.

Disa përdorues po raportojnë se edhe shërbimi suedez i transmetimit të audios Spotify është prekur nga ndërprerja.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›