E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHANGAI – Rusia dhe Kina, pas gazit forcojnë lidhjet edhe në sektorin e naftës

MOSKË, 4 shtator /ATSH- ANSA/ – Rusia dhe Kina, pas gazit, po forcojnë gjithashtu lidhjet në sektorin e naftës.

Gjigandi i naftës ‘’Rosneft’’ ka nënshkruar një marrëveshje për të furnizuar Pekinin me 2.5 milion ton shtesë naftë në vit përmes Kazakistanit.

Ministri rus i Energjisë Sergey Tsivilyov e njoftoi këtë në një intervistë me televizionin Rossiya-24 gjatë Forumit Ekonomik Lindor, sipas një raporti të TASS.

“Marrëveshja u nënshkrua gjithashtu nga Rosneft dhe homologët e saj kinezë për furnizimin shtesë prej 2.5 milion ton naftë përmes Kazakistanit”, theksoi ministri.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›