E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Izraeli në dy vitet e fundit arrestoi mbi 20 mijë palestinezë

TEL AVIV, 7 tetor /ATSH-AA/ – Forcat izraelite kanë arrestuar më shumë se 20 000 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Jerusalemin Lindor në dy vitet e fundit.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë ka publikuar një raport mbi ndalimet në rritje të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor të pushtuar që nga 8 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi gjenocidin e saj në Rripin e Gazës.

Raporti vuri në dukje se më shumë se 20 000 palestinezë janë ndaluar në Bregun Perëndimor dhe në Jreusalemin Lindor në dy vitet e fundit.

Prej tyre 1 660 ishin fëmijë dhe 595 ishin gra.

Më tej në raport u tha se forcat izraelite sulmuan dhe keqtrajtuan palestinezët dhe familjet e tyre gjatë këtyre ndalimeve.

Është raportuar se 77 palestinezë, 46 prej të cilëve u ndaluan në Rripin e Gazës, kanë humbur jetën në burgjet izraelite, ku tortura dhe keqtrajtimi janë gjithnjë e më të përhapura, në dy vitet e fundit.

Krime të tilla si uria, tortura fizike dhe psikologjike dhe sulme seksuale u kryen kundër palestinezëve në burgjet izraelite.

Raporti bëri të ditur gjithashtu se ndërsa numri i palestinezëve në burgjet izraelite ishte 5 250 dy vjet më parë, ky numër tani ka tejkaluar shifrën 11 100./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›