E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Kina njofton tarifa hakmarrëse prej 34% për importet amerikane

PEKIN, 4 prill /ATSH-DPA/ – Kina do të vendosë një tarifë hakmarrëse prej 34% për importet nga Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 10 prilli, thanë sot autoritetet doganore.

Masa vjen si hakmarrje për një tarifë prej 34% për mallrat kineze të shpallur nga presidenti i SHBA Donald Trump të mërkurën, si pjesë e një game gjithëpërfshirëse të tarifave ndaj partnerëve tregtarë në të gjithë globin.

Njoftimi i çoi tarifat totale të SHBA për importet nga Kina në 54%, pasi SHBA vendosi më parë një tarifë prej 20%.

Ministria kineze e Tregtisë tha se tarifat e SHBA bazoheshin në vlerësime subjektive të njëanshme dhe shkelnin rregullat e tregtisë ndërkombëtare./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›