E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Dua negociata të drejtpërdrejta me Iranin për energjinë bërthamore

UASHINGTON, 4 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan Donald Trump theksoi se ai do të preferonte të zhvillonte negociata të drejtpërdrejta me Iranin për një marrëveshje të re bërthamore.

“Unë mendoj se do të ishte më mirë nëse do të kishim negociata të drejtpërdrejta”, u tha ai gazetarëve në bordin e avionit presidencial ”Air Force One”.

“Dialogu është më i shpejtë dhe të bën të kuptosh palën tjetër shumë më mirë sesa të kalosh përmes ndërmjetësve”, shtoi ai.

Irani kohët e fundit e bëri të qartë se do të ishte i hapur për negociata indirekte vetëm nëse Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshonin “qasjen” ndaj tij.

“Unë nuk mendoj se është gjithmonë kështu. Unë mendoj se ata janë të shqetësuar, ata ndihen të pambrojtur. Unë nuk dua që ata të ndihen kështu”, shtoi ai.

Udhëheqësi republikan tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje ndërkombëtare me Iranin gjatë mandatit të tij të parë në 2018, por tani thotë se ”është i hapur për dialog”.

Marrëveshja e arritur në vitin 2015 parashikonte heqjen e disa sanksioneve në këmbim të një kuadri rregullator për aktivitetet bërthamore iraniane./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›