E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Konferenca e Parisit mobilizon një miliard euro për Libanin

PARIS, 24 tetor /ATSH-DPA/ – Një konferencë ndërkombëtare ka mobilizuar 800 milionë euro (865 milionë dollarë) në ndihmë të menjëhershme humanitare për Libanin, deklaroi ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot në fund të konferencës në Paris.

”200 milionë euro të tjera janë mbledhur për të forcuar forcat e armatosura të vendit”, theksoi ai.

Konferenca mblodhi së bashku rreth 70 vende dhe organizata ndërkombëtare.

Franca, ish-fuqia përfaqësuese në Liban, kontribuoi me 100 milionë euro, ndërsa Gjermania shpenzoi 96 milionë euro.

OKB-ja e ka vlerësuar nevojën urgjente të vendit në 400 milionë euro./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›