E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Miliona indianë votojnë mes temperaturave ekstreme teksa Modi kërkon mandatin e tretë

NJU DELHI, 25 maj /ATSH/ – Miliona indianë votuan sot në raundin e parafundit të zgjedhjeve kombëtare ‘’rraskapitëse’’ me një opozitë që kërkon të shkundë fushatën e kryeministrit Narendra Modi për një mandat të tretë radhazi për veten dhe partinë e tij nacionaliste hindu, shkruan AP.

Shumë njerëz u rreshtuan në qendrat e votimit përpara se të fillonin votimi në orën 7 të mëngjesit për të shmangur diellin përvëlues më vonë gjatë ditës në kulmin e verës indiane.

Pasdite në kryeqytetin indian temperaturat arritën në 43 gradë Celsius.

Lakshmi Bansal, një amvise, tha se ‘’këto zgjedhje  janë si një festival, kështu që nuk e kam problem të votoj në mot të nxeht뒒.

Votimi i së shtunës në 58 zona zgjedhore, duke përfshirë shtatë në Nju Delhi, do të përfundojë votimin e 89.5% të 543 vendeve në dhomën e ulët të Parlamentit.

Votimi për 57 vendet e mbetura më 1 qershor do të përfundojë zgjedhjet gjashtëjavore. Votat do të numërohen më 4 qershor.

Presidenti Droupadi Murmu dhe ministri i Punëve të Jashtme S. Jaishankar ishin midis votuesve të hershëm.

Udhëheqësit e partisë së Kongresit opozitar Sonia Gandhi dhe djali i saj Rahul Gandhi votuan gjithashtu në Nju Delhi.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›