E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – Musk kërkon mbylljen e radios ”Evropa e Lirë” dhe ”Zërin e Amerikës”

UASHINGTON, 10 shkurt /ATSH/ – Miliarderi Elon Musk, kreu i Departamentit të Eficiencës së Qeverisë së SHBA-së (DOGE), ka mbështetur idenë e mbylljes së radios ”Evropa e Lirë” dhe ”Zërin e Amerikës”, shkruan en.belsat.eu.

Këto media financohen nga Kongresi amerikan.

Në postimin e tij, Musk pohoi se Evropa … ”përveç burokracisë mbytëse” është tashmë e lirë.

Sipas tij, ”askush nuk i dëgjon më këto medie”.

Radioja ”Evropa e Lirë” është një stacion radiofonik i themeluar në vitin 1949, i projektuar për të funksionuar në rajone ku qarkullimi i lirë i informacionit është i kufizuar, kryesisht në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe në disa vende aziatike dhe Lindjen e Mesme.

RFE/RS aktualisht nuk ofron transmetime në gjuhët e vendeve të BE-së dhe NATO-s të Evropës Qendrore, me përjashtim të Hungarisë.

Në Evropë fokusi i tij është kryesisht në Rusi dhe Bjellorusi.

Për më tepër, RFE/RS ofron mbulim të vendeve me të ardhme të pasigurt si Ukraina, Kaukazi dhe Azia Qendrore.

Radio ”Evropa e Lirë” aktualisht transmeton në 27 gjuhë në 23 vende dhe ka selinë në Pragë.

”Zëri i Amerikës” funksionon si një stacion radioteleviziv, duke transmetuar në 47 gjuhë dhe duke arritur një audiencë prej 278 milionë njerëz çdo javë.

Këto organizata janë shumë më tepër sesa thjesht stacione radioje.

Këto janë gjithashtu grupime të plota mediatike, të cilat përfshijnë programe televizive, portale interneti (si ato të fokusuara në gazetarinë investigative), profile të medieve sociale dhe marka të ndryshme të krijuara posaçërisht për vende të ndryshme.

Administrata Trump kishte pezulluar më parë fondet e ndihmës së huaj të SHBA, gjë që pati pasoja në media./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›