E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Në këtë të nxehtë afrikan më mirë një dush i ftohtë apo i ngrohtë?

ROMË, 16 korrik /ATSH/ – Evropa po përjeton një valë të jashtëzakonshme të nxehti, shkruan il messaggero.it.

Ndër strategjitë e ndryshme për të luftuar të nxehtin, një nga pyetjet më të shpeshta ka të bëjë me dushin: a është më mirë një dush i ftohtë apo një dush i nxehtë?

Ndërsa përgjigjja mund të duket e qartë, provat shkencore dhe fiziologjike tregojnë një histori tjetër.

Ja se cili lloj dushi është më efektiv për t’u përballur me temperaturat e larta dhe pse.

Intuita e parë kur kemi shumë vapë është bërja e një dush të ftohtë për të ulur shpejt temperaturën e trupit, por kjo metodë mund të jetë kundërproduktive.

Kur bëni një dush të ftohtë, enët e gjakut në lëkurën tuaj ngushtohen, duke zvogëluar aftësinë e trupit tuaj për të humbur nxehtësinë në të gjithë sipërfaqen e lëkurës.

Ky proces komprometon një nga mekanizmat kryesorë të trupit për ftohjen e vetvetes: rrjedhjen e gjakut në lëkurë.

Pra, pas një dushi me ujë të ftohtë , trupi do të përpiqet të ngrohet sërish, duke na bërë të ndihemi edhe më të nxehtë se më parë.

Duket paradoksale, por një dush i vakët apo i nxehtë mund të jetë zgjidhja më e mirë për t’u freskuar gjatë vapës së verës.

Uji i ngrohtë ndihmon në rritjen e rrjedhjes së gjakut në lëkurë, duke përmirësuar shpërndarjen e nxehtësisë.

Një dush i nxehtë ose i vakët mund të jetë edhe më efektiv, edhe pse më pak miqësor ndaj mjedisit.

Dushi i nxehtë nxit relaksimin, përmirëson cilësinë e gjumit dhe redukton tensionin e muskujve.

Për më tepër, nxehtësia zgjeron enët e gjakut, duke përmirësuar qarkullimin dhe duke ulur ngurtësinë arteriale, një element thelbësor në parandalimin e problemeve kardiovaskulare./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›