E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Nju Jorku ndalon platformat sociale për përdoruesit nën 18 vjeç

NJU JORK, 9 qershor /ATSH/ – Nju Jorku do të bëhet shteti i shtatë amerikan që ndalon platformat sociale të profilizojnë përdoruesit nën 18 vjeç, shkruan corriere.it.

Teksti i miratuar vjen pas një teksti tjetër legjislativ i cili ndalon shitjen e të dhënave personale të përdoruesve nën 18 vjeç.

Guvernatorja Kathy Hochul do të nënshkruajë të dy ligjet në ditët e ardhshme, duke i bërë ato ekzekutive.

“Pa pëlqimin e qartë nga prindërit por për të qenë i sinqertë, edhe kur presin për një sistem funksional të verifikimit të moshës, platformat si TikTok dhe Instagram nuk do të jenë më në gjendje të përdorin algoritme për t’i nënshtruar përdoruesit e mitur ndaj përmbajtjes që përkufizohet si “varës” pra që krijojnë varësi”.

Për ta thënë me fjalët e përdorura së fundmi nga Jack Dorsey, themeluesi i Twitter, ‘“ato përmbajtje synojnë të kufizojnë vullnetin tonë të lir뒒.

Objektivi i ligjit Është të ndalojë mediat sociale të “bombardojnë” të rinjtë me përmbajtje që i lidh ata plotësisht. duke krijuar një varësi “toksike” me efekte shkatërruese në psikikën e tyre.

“Fëmijët tanë po përjetojnë një krizë të shëndetit mendor dhe mediat sociale po ndezin zjarrin dhe po përfitojnë nga kjo epidemi”, janë fjalët e ashpra të Prokurores së Përgjithshme Letitia James.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›