FOKUS – OECD: Nivel rekord emigrimi drejt vendeve anëtare

PARIS, 14 nëntor /ATSH-DPA/ – Më shumë njerëz se kurrë më parë emigruan nga vendlindja e tyre në shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) gjatë vitit 2023.
OECD Migration Outlook 2024, i cili u publikua sot nga organizata me qendër në Paris, raporton se 6,5 milionë njerëz mbërritën në vendet e OECD si emigrantë vitin e kaluar.
Raporti vlerëson veçanërisht rritjen e migrimit të përkohshëm për motive punësimi dhe numrin rekord të kërkesave për azil, të cilat janë regjistruar kryesisht në SHBA.
Megjithatë, pothuajse një e treta e migrimit është ende për shkak të bashkimit familjar.
Gjermania ka parë gjithashtu një rritje të numrit të azilkërkuesve.
Vitin e kaluar janë paraqitur 329 mijë kërkesa për azil, 51% më shumë se një vit më parë.
Shumica e aplikimeve erdhën nga njerëz që dëshironin të largoheshin nga Siria, Turqia dhe Afganistani.
62% e kërkesave për azil janë pranuar.
Megjithatë, pjesa më e madhe e imigracionit, rreth gjysma, është për shkak të lirisë së lëvizjes brenda Bashkimit Evropian (BE).
OECD ka 38 vende anëtare, duke përfshirë vendet e industrializuara të Evropës, Amerikës së Veriut, Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë dhe Zelandës së Re./ a.jor.