FOKUS – OKB: Situata humanitare në Rripin e Gazës më shumë se katastrofike

NJU JORK, 6 shtator /ATSH-AA/ – Situata humanitare në Rripin e Gazës është më shumë se katastrofike, paralajmërojnë Kombet e Bashkuara.
”Më shumë se një milion njerëz mbetën pa racione ushqimore në gusht në Gazën jugore dhe qendrore përmes mjeteve humanitare”, theksoi zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric.
”Pavarësisht sfidave me të cilat përballemi, Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera humanitare vazhdojnë të bëjnë gjithçka që munden për të ofruar ndihmë shpëtimtare për palestinezët”, tha ai.
Nga 19 gushti deri në fund të muajit, 450 000 ushqime të gatuara të përgatitura në 130 kuzhina u ofroheshin familjeve në të gjithë Rripin çdo ditë.
”Ia vlen të përsëritet se situata humanitare në Gaza mbetet më shumë se katastrofike dhe ne nuk i kemi ende të gjitha kushtet e nevojshme për të mbështetur njerëzit në masën që ata kanë realisht nevojë”, tha Dujarric.
Urdhrat e shumta të evakuimit të lëshuara nga forcat izraelite të sigurisë kishin detyruar 70 kuzhina të pezullonin shërbimin ose të zhvendoseshin.
Për të dytin muaj radhazi, furnizimet nuk do të ishin të mjaftueshme për të plotësuar nevojat, që do të thotë se familjet në Gaza qendrore dhe jugore do të merrnin vetëm një pako ushqimore./ /os/