TEL AVIV – Baerbock në Izrael, pas Riadit dhe Amanit, për promovimin e paqes

TEL AVIV, 6 shtator /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ndodhet sot në Izrael pas ndalesave në Arabinë Saudite dhe Jordani.
Kryediplomatja gjermane ndodhet në Lindjen e Mesme për të promovuar përpjekjet për të avancuar një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit, si dhe për të rritur ndihmën humanitare në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta.
Pas 11 muajsh luftime, administrata Biden tha këtë javë se ”beson se një marrëveshje armëpushimi është ende e arritshme”.
Por, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këmbëngul që trupat të mbeten në një zonë tampon në Gaza përgjatë kufirit me Egjiptin, një kërkesë që ka dëshmuar pengesën e fundit për një marrëveshje.
Baerbock u takua me homologun e tij Israel Katz në Tel Aviv dhe do të takonte edhe ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant më vonë.
Një takim me Netanyahun nuk është planifikuar./ /os/