E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – OKB ngre alarmin: Një grua vritet çdo 10 minuta në botë

NJU JORK, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB) rreth çdo 10 minuta një grua ose vajzë u vra nga partneri ose anëtar i saj i familjes vitin e kaluar.

Raporti i fundit mbi femicidet, vrasja e një gruaje ose vajze për shkak të gjinisë së saj, u publikua sot nga zyra e Kombeve të Bashkuara.

Raporti tha se rreth 83 000 gra dhe vajza u vranë qëllimisht në mbarë botën në vitin 2024.

”Në rreth 60% të këtyre rasteve, autori ishte një anëtar i familjes ose partner”, thanë organet e OKB-së ndërsa publikuan raportin vjetor në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave.

Në krahasim, 11% e vrasjeve të meshkujve u kryen nga të afërmit ose partnerët.

Sipas të dhënave të OKB-së, femicidet janë veçanërisht të zakonshme në rajonin afrikan, i cili pa numrin më të lartë të femicideve në vitin 2024 me 22 600 raste.

Rajoni aziatik me 17 400, Amerika 7 700, Evropa 2 100 dhe Oqeania 300.

Afrika kishte shkallën më të lartë të femicideve në të cilat viktima dhe autori ishin në një marrëdhënie intime ose familjare.

Shifra atje ishte tre viktima për 100 000 gra ose vajza.

Në Evropë, shkalla ishte më e ulëta me 0,5.

”Në vitin 2023, rreth 51 100 vajza dhe gra u vranë nga të afërmit ose partnerët intimë në të gjithë botën nga 85 000 gra dhe vajza që vdiqën si pasojë e krimit të dhunshëm”, sipas raportit të vitit të kaluar./  /f.k/   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›