FOKUS – Operacion kundër trafikut të armëve dhe drogës nga Ballkani, 796 të arrestuar

MADRID, 14 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore nga Ballkani dhe Evropa Lindore, në të cilin morën pjesë policia nga 16 vende evropiane dhe 10 vende joevropiane, çoi në arrestimin e 796 personave dhe hapjen e 316 hetimeve të reja kundër organizatave kriminale të nivelit të lartë.
Ministria e Brendshme spanjolle, e cila udhëhoqi operacionin kundër rrugëve klandestine të përdorura nga organizatat kriminale në territorin evropian, e bën të ditur këtë në një shënim.
I riemëruar ‘Dita e Veprimit të Përbashkët’ (Jad See), operacioni i kryer në Evropën Juglindore përfaqëson “një moment historik në bashkëpunimin policor” dhe përfshin 31,000 oficerë nga Spanja, Italia, Gjermania, Austria, Bullgaria, Kroacia, Sllovakia, Franca, Greqia, Hungaria, Holanda, Polonia, Portugalia, Republika e Sllovenisë, Republika Çeke dhe Suedia, të cilave u janë bashkuar forcat policore të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina, si vende jo-evropiane.
Hetimet u kordinuan nga agjenci si Cepol, Europol, Eurojust, Frontex, Interpol dhe Undoc.
Bilanci pozitiv nuk ka të bëjë vetëm me arrestimet dhe sekuestrimin e drogës dhe armëve të zjarrit të kryera, por edhe vëllimin e informacionit të marrë në 655 mijë kontrollet e personave dhe makinave të kryera në kufi, në stacione dhe në arteriet kryesore të komunikimit.
Bashkëpunimi i inteligjencës dhe policisë midis vendeve të ndryshme në fakt ka bërë të mundur hapjen e 316 hetimeve të reja kundër krimit të organizuar, si pjesë e strategjisë së platformës multidisiplinare evropiane kundër kërcënimit kriminal (Empact), iniciativës së sigurisë së BE-së për luftën në shkallë të gjerë. /os/