ITALI – Mattarella & Abu Mazen: Zgjidhje me dy shtete ose do të ketë gjithmonë shpërthime dhune

ROME, 14 dhjetor /ATSH/ – Shpresojmë që zgjidhja me dy shtete të jetë e menjëhershme. Pa këtë perspektivë do të ketë gjithmonë shpërthime dhune, deklaroi presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, gjatë takimit me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, shkruan adnkronos.it.
Kreu i shtetit italian i shprehu gjithashtu Abu Mazenit “shqetësimin për atë që po ndodh në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor me vendbanimet që bien ndesh me rezolutat e OKB-së me dhunë kundër palestinezëve”.
Mattarella dhe Abu Mazen shprehën një opinion të përbashkët për regjimin e Asadit, totalitar dhe mizor duke shpresuar në qetësimin e situatës në Lindjen e Mesme. /os/