FOKUS – Polonia ngre komisionin për hetimin e aktiviteteve të shërbimeve sekrete ruse

VARSHAVË, 21 maj /ATSH-DPA/ – Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi se kishte krijuar një komision për të hetuar aktivitetet e shërbimeve të shërbimeve sekrete ruse dhe bjelloruse në Poloni gjatë 20 viteve të fundit.
Presidenca e komisionit do t’i besohet gjeneralit Jaroslaw Strozyk, kreu i Kundërzbulimit Ushtarak.
Polonia, një mbështetëse e fortë e Ukrainës dhe një qendër logjistike për ndihmën ushtarake perëndimore për Kievin, ka qenë një objektiv i rregullt i shërbimeve sekrete ruse.
Tusk njoftoi se ”nëntë të dyshuar ishin arrestuar nën dyshimin për tentativë sabotimi”.
Ai tha se ”ishin bërë edhe tre arrestime të tjera dhe shtoi se zjarri i fundit në një qendër tregtare në Varshavë që shkatërroi më shumë se 1 400 dyqane mund të jetë shkaktuar nga shërbimi sekret rus”.
Qeveria e mëparshme polake, e udhëhequr nga partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS), kishte kërkuar gjithashtu të hetonte shtrirjen e aktiviteteve ruse në vend me një komision hetimor.
Komisioni i diskutueshëm kishte për detyrë të hetonte nëse zyrtarët kishin marrë vendime midis 2007 dhe 2022 që kërcënonin sigurinë e Polonisë nën ndikimin rus.
Kritikët kanë akuzuar PiS për përdorimin e komisionit për të shënjestruar politikanët e supozuar të opozitës pro-ruse, vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve parlamentare në vjeshtën e vitit 2023.
Mediat polake folën për një “Lex Tusk” (Ligji Tusk) që synon drejtpërdrejt Tuskun, kundër të cilit protestuan qindra mijëra polakë.
Tusk mundi PiS në zgjedhjet e fundit./ /os/