MADRID – Spanja tërheq ambasadorin nga Argjentina, pas komenteve të presidentit Milei

MADRID, 21 maj /ATSH-DPA/ – Qeveria spanjolle ka tërhequr ambasadorin e saj në Buenos Aires mes një skandali të thelluar diplomatik, të shkaktuar gjatë vizitës së presidentit argjentinas Javier Milei në Madrid fundjavën e kaluar.
“Situata nuk ka ndryshuar dhe prandaj unë njoftoj se ne do të tërheqim ambasadorin tonë në Buenos Aires. Ambasadori me siguri do të qëndrojë në Madrid”, u tha gazetarëve ministri i Jashtëm, Jose Manuel Albares.
Hapi erdhi pasi udhëheqësi ultraliberal argjentinas Milei mori pjesë në një tubim zgjedhor në Madrid të organizuar nga partia populiste spanjolle ”Vox” për zgjedhjet evropiane, ku kritikoi ashpër qeverinë e majtë të kryeministrit Pedro Sánchez dhe etiketoi bashkëshorten Begona Gomez si të korruptuar.
Si përgjigje, Sanchez tërhoqi ambasadorin në Madrid për konsultime dhe kërkoi një “falje publike” nga presidenti argjentinas.
Milei jo vetëm që refuzoi të kërkonte falje, por bëri deklarata të tjera nënçmuese./ /os/