E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOKUS – Rusia avancon në Ukrainën jugore ndërsa zgjeron sulmet në vijën e parë

KIEV, 12 nentor /ATSH/- Ushtria ruse pushtoi tre vendbanime në rajonin jugor të Zaporizhias në Ukrainë, tha sot komandanti më i lartë ushtarak i Kievit, ndërsa forcat e Moskës zgjerojnë përpjekjet e tyre për të kapur më shumë territor ukrainas, sipas AP.

“Mjegulla e dendur u mundësoi trupave ruse të depërtonin në pozicionet ukrainase në Zaporizhia”, shkroi gjenerali Oleksandr Syrskyi në Telegram, duke shtuar se njësitë ukrainase ishin të përfshira në “beteja të ashpra” për të sprapsur sulmin rus.

Ai theksoi se betejat më të ashpra ishin ende në qytetin e rrethuar ukrainas të Pokrovskut, në rajonin lindor të Donetskut, ku pothuajse gjysma e të gjitha përleshjeve në vijën e frontit ishin zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit.

Qytetet si, Kupiansk dhe Lyman në rajonin verilindor të Kharkivit në Ukrainë kanë raportuar kohët e fundit një rritje të luftimeve.

Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë ndaj Ukrainës – pothuajse katër vjet më parë dhe tani kontrollon afërsisht një të pestën e territorit ukrainas.

Sanksionet e reja të SHBA-së që synojnë sektorin e naftës të Rusisë, i cili është shtylla kryesore e ekonomisë ruse, do të hyjnë në fuqi më 21 nëntor.

Qëllimi i tyre është të detyrojnë presidentin rus, Vladimir Putin të pranojë armëpushimin.

Ndërkohë, zyrtarët e Kievit rrezikojnë të shpërqendrohen nga një skandal korrupsioni në rritje që ka përfshirë anëtarët e lartë të qeverisë.

{Ministri i Drejtësisë i Ukrainës, Herman Halushchenko u pezullua dje nga posti pasi nisën hetimet ndaj tij”, njoftoi kryeministrja ukrainase, Yuliia Svyrydenko. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›